
LUSHNJË- Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela ka mbetur i plagosur këtë të premte pas një shpërthimi të fuqishëm në një magazinë në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Plastmasit”. Për shkak të plagëve të marra Çela në këto momente po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ky i fundit sipas informacioneve ka qenë tek biznesi i tij pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, por për shkak të forcës së tij janë shkaktuar dëme dhe në zonën përreth, duke lënë të plagosur dhe Çelën.
Kush është Bujar Çela
Bujar Çela është deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, i dalë nga lista shumëemërore e PS.
Çela hyri në politikë që në fillimet e tranzicionit, në vitin 1991. Ai u zgjodh për herë të parë anëtar i PS në Kongresin e parë pas shembjes së diktaturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë Sekretar Organizativ i Rrethit të Lushnjës.
Në vitin 2012, Bujar Çelës iu besua detyra e kryesocialsitit të Lushnjës. Ndërkohë ka pasur një karrierë të gjatë në administratën publike ku ka mbajtur detyra të rëndësishme. Në vitin 2019, Çela u vu në qendër të akuzave nga opozita pasi në një grup me kolegët deputetë uroo Ditën e Pavarësisë me një portret të diktatorit Enver Hoxha.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një vinç, i cili ka prekur telat e tensionit të lartë. Ndërkohë Landi Veçani ka humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur. Dy nga të plagosurit ndodhën në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI