Aktualitet

DETAJE/ Jashtë rrezikut për jetën, Çela ndodhej në pronën e tij fare pranë magazinës që shpërtheu

Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

a.l
DETAJE/ Jashtë rrezikut për jetën, Çela ndodhej në
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Deputeti socialist Bujar Çela ndodhej në pronën e tij fare pranë magazinës, kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnje. Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa viktimë mbeti Landi Verçani, drejtuesi i vinçit. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm u shkaktua nga kontakti i një vinçi me linjën e tensionit të lartë 5 volt që ndodhej sipër magazinës./ZËRI

Poll

MOS HUMB