Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Itali, bashkëpunonte me Ndranghetën

Sipas autoriteteve, i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge që operonte mes Pulias dhe Shqipërisë. Ky rrjet kishte lidhje me Ndranghetën kalabreze.

E.K
Në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Itali,
Foto ilustruese

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar, i identifikuar me inicialet E.M është vënë në prangat e Policisë italiane një ditë më parë pasi akuzohet për trafik droge. Shqiptari ishte shpallur prej kohësh në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 7 vjet e 4 muaj burg. Ai u arrestua në Cerea. Tashmë ai është dërguar në burgun e Veronës. Sipas autoriteteve, i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge që operonte mes Pulias dhe Shqipërisë. Ky rrjet kishte lidhje me Ndranghetën kalabreze.

Shqiptari u vu në ‘’shënjestrën’’ e drejtësisë italiane në mesin e viteve 2017-2019, pasi grupi kriminal ku ai bënte pjesë, u fut në ‘’skanderin” e Policisë. Grupi merrej me trafikimin e heroinës dhe marihuanës nga Shqipëria në Itali. Gjatë aksioneve të shumta, Policia sekuestroi ngarkesa të konsiderueshme droge të destinuara për Ndranghetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB