Aktualitet

Operacion ndërkombëtar/ Goditet organizata kriminale shqiptare, 17 të arrestuar

Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një bandë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës.

f.t
Operacion ndërkombëtar/ Goditet organizata kriminale shqiptare, 17
foto ilustruese

BELGJIKË-Një operacion ndërkombëtar është zhvilluar mëngjesin e sotëm ndaj një organizate kriminale shqiptare, ndërsa 17 persona kanë përfunduar në pranga. Mediat e huaja shkruajnë se vetëm në Belgjikë u arrestuan vetëm 12 persona, ndërsa kërkime u bënë edhe në Gjermani, Francë, Itali, Holandë dhe Austri.  

Kontrollet në Belgjikë u zhvilluan në Antwerp, Schoten dhe Sint-Niklaas. Ato janë rezultat i një bashkëpunimi midis policisë gjyqësore federale (PJF) dhe policisë lokale në Antëerp. Gjatë hetimeve u sekuestruan 100 kg drogë (kokainë), armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265 mijë euro para në dorë.  

Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia vendase ka në shënjestër një grup kriminelësh të dyshuar të specializuar në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, që më pas transportoheshin në vende të ndryshme. Hetimi nga policia gjyqësore ka të bëjë me një bandë që mësohet se ishte aktive në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe pastrimin e parave nga trafiku i kokainës./ZËRI

Poll

MOS HUMB