Aktualitet

Trasportonin kanabis me qeset e plehrave, pranga dy shqiptarëve në Spanjë

Në total, 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese mbeturinash.

f.t
Trasportonin kanabis me qeset e plehrave, pranga dy shqiptarëve në
pamje nga ngjarja

SPANJË-Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë së Spanjës, pasi janë kapur duke transportuar kanabis të fshehur në një makinë që transportonin plehra. Mediat e huaja raportojnë se një furgon që po udhëtonte përgjatë CV-941 i ngarkuar me thasë plehrash është tentuar të ndalohet nga policia Spanjolle.

Me të vërejtur praninë e policisë, automjeti bëri një ndryshim të papritur drejtimi përgjatë autostradës, gjë që coi në lajmërimin e policisë lokale të San Miguel de Salinas.

Në total, 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese plehrash. Ka qenë e tillë sasia e marijuanë së sekuestruar, saqë Policisë Vendore iu desh të përdorte vinçin tërheqës të bashkisë për të transportuar lëndën narkotike në zonën e ruajtjes. Policia Vendore, me ndihmën e Gardës Civile, ka arrestuar dy personat që ndodheshin në automjet, me kombësi shqiptare, të akuzuar për veprën penale kundër shëndetit publik për trafik droge./ZËRI

Poll

MOS HUMB