Aktualitet

Ndihmuan pronarin në vrasjen e Eraldo Nevruzit, Gjykata lë në burg dy punonjësit e hotel “Greccia”

Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës

E.K
Ndihmuan pronarin në vrasjen e Eraldo Nevruzit, Gjykata lë në
Daniel Qose dhe David Larti

VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë nën masën e sigurisë arrest me burg, dy punonjësit e hotelit Greccia në Dhërmi, që dyshohet se ndihmuan pronarin Gerald Shehu, në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Daniel Qose dhe David Larti akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.

Dy të rinjtë akuzohen se zhdukën sendet personale të vitkimës, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

Pavarësisht pretendimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.

Sipas gjyqtares së çështjes, për të dy personat ka prova të pakundershtueshme që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërsa është vlerësuar i ligjshëm arrestimi i tyre.  

Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.

“E ndihmuam pasi na kërcënoi me armë se do të na vriste”, janë shprehur ato para togave të zeza.

Gjykata e Korfuzit nga ana tjetër, caktoi dje masën e sigurisë arrest me burg 40 ditë për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Nevruzi. Para trupës gjykuese, raportohet se Shehu ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta. Ndërkohë autoritetet shqiptare po përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për t’u përballur me akuzat. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB