Aktualitet

“Daniel, Davidi… mos u mërzisni”, bashkëpunëtorë në vrasjen e Nevruzit, familjarët e punonjësve të hotelit në lot para Gjykatës

Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës

E.K
“Daniel, Davidi… mos u mërzisni”,
Familjaret jashte gjykates

VLORË- Familjarët e dy personave të arrestuar për vrasjen e Eraldo Nevruzit, në Dhërmi, kanë qëndruar sot në hyrje të Gjykatës së Vlorës, ndërsa kanë tentuar që të mbështesin dy të rinjtë që u lanë nën masën e arrestit me burg.

Teksa furgoni i policisë, ku ndodheshin dy të rinjtë po dilte nga ambientet e Gjykatës, familjarë të Daniel Qoses dhe David Lartit të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për t’i çuar në paraburgim.

“Daniel, David, mos u merzisni, shpirti nënës”, dëgjohen familjarët në video. Dy të rinjtë shprehën pendesë për ndihmën që i dhanë Gerald Shehut, në fshehjen e trupit të viktimës, dhe djegien e rrobave dhe sendeve të tij personale, por sipas tyre kanë qenë nën kërcënimin e armës.

Dy të rinjtë akuzohen se zhdukën sendet personale të vitkimës, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

Pavarësisht pretendimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.

Sipas gjyqtares së çështjes, për të dy personat ka prova të pakundershtueshme që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërsa është vlerësuar i ligjshëm arrestimi i tyre.  

Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.

“E ndihmuam pasi na kërcënoi me armë se do të na vriste”, janë shprehur ato para togave të zeza./ZËRI 

Poll

MOS HUMB