Aktualitet

Sherr masiv me thika dhe sende të forta në Durrës, 3 të plagosur, 2 në pranga

Policia po punon për identifikimin e të gjithë personave që janë përfshirë në konflikt

E.K
Sherr masiv me thika dhe sende të forta në Durrës, 3 të
Foto ilustruese

DURRËS- 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe plagosur, si pasojë e një sherri që ka ndodhur pak para mesnatës së sotme, në zonën e Malit të Robit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Plagosja e rëndë me dashje”. 

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë. 

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB