Aktualitet

DINAMIKA- Si u vra Eraldo Nevruzi?! Thrilleri në Dhërmi, kush mori pjesë në krim, pritet ekstadimi i autorit

Kufoma e pajetë e tij u gjet paraditen e sotme, në një gurore në afërsi të fshatit Vuno, ndërsa autori është kapur në Korfuz, në tentativë për t'u larguar drejt Britanisë së Madhe.

k.m.
DINAMIKA- Si u vra Eraldo Nevruzi?! Thrilleri në Dhërmi, kush mori
Eraldo Nevruzi dhe Gerald Shehu

HIMARË- 30 minuta pas mesnate në hotel "Greccia" u dëgjuan dy të shtëna me armë zjarri. Gerald Shehu kishte vrarë me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin. Kufoma e pajetë e tij u gjet paraditen e sotme, në një gurore në afërsi të fshatit Vuno, ndërsa autori është kapur në Korfuz, në tentativë për t'u larguar drejt Britanisë së Madhe. Veç tij, në pranga kanë përfunduar edhe Daniel Qose e David Larti, punonjës të hotelit, të cilët ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës. Por asnjë prej tyre nuk jep detaje lidhur me shkakun e vrasjes barbare të të riut. 

Eraldo Nevruzi, 31-vjeç, punonte si recepsionist, por edhe ka pasur një njohje të mëparshme me autorin. Ndaj, për shkak se të dy kanë qenë miq dhe prej pak kohësh ishin rikthyer në Shqipëri për të hapur një biznes së bashku. Por diçka ka shkuar keq! Mbrëmjen e të mërkurës, autori e ka marrë viktimën veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek të tjerët. Më pas, vetëm për vetëm me të e ka dhunuar. Kjo duket nga pamjet e trupit të viktimës, i cili është i mbuluar në gjak dhe në hematoma. Në fund, e ka qëlluar me armë zjarri, dy herë, duke i marrë jetën. 

Në pamundësi për ta nxjerrë i vetëm jashtë nga hoteli, Shehu ka kërkuar ndihmën e dy bashkëpuntorëve Daniel Qose dhe David Larti, e të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit.

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë,”- janë shprehur dy punonjësit.

Të gjitha ia kanë djegur tek furra e picerisë së hotelit dhe kanë gjetur një plastmas për trupin. Kështu do të minimizonin shenjat e gjakut teksa e nxirrnin jashtë hotelit. Kufomën e ka futur në mjetin e tij dhe e ka lënë pranë një guroreje pranë fshatit Vuno. Rreth orës 4.00, u kthye për në hotel dhe u ndërrua, më pas në orën 5 të mëngjesit niset për në Greqi me mjetin e tij "Audi A8" dhe lëvizjet e tij janë kapur nga kamerat e vendosura përgjatë rrugës. Pasi ka mbërritur në Sarandë, mjetin e ka lënë në lagjen nr.4 të qytetit dhe për të humbur gjurmët, ka marrë një taksi për të kaluar pikën kufitare të Qafë Botës. Nga aty, ka marrë një tjetër taksi për në Igumenicë, prej nga ku ka marrë tragetin për në Korfuz dhe për të kaluar në drejtim të Anglisë.

Mirëpo, njoftimi ishte dhënë dhe u kap në aeroport. Tani pritet ekstradimi dhe marrja e tij në pyetje, për të mësuar shkakun e vërtetë të kësaj vrasje që ka tronditur vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB