
Eraldo Nevruzi
HIMARË-Personi që shihni në foto është Eraldo Nevruzi, recepsionisti i hotel "Greccia" në Dhërmi, i cili u vra nga Gerald Shehu. 31-vjeçari u qëllua me armë zjarri në një nga dhomat e hotelit ku punonte dhe më pas, Shehu ka zhdukur trupin e viktimës. Deri më tani, dy janë pistat paraprake të hetimit, njëri është konflikt i çastit dhe tjetri për prishje të pazareve të drogës pasi të dy jetonin dhe punonin së bashku në Angli.
43-vjeçari është kapur vetëm pak orë pas bërjes publike të ngjarjes nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas raportimeve të para, Shehu u kap në një aeroport të Greqisë, në tentativë për t’u arratisur drejt një vendi tjetër./ZËRI
Poll