Video

Kronologjia e krimit në Dhërmi/ Shehu e vrau Nevruzin, e mbështolli me çarçafë e qese dhe e futi në makinë

Shehu urdhëroi dy punonjësit e hotelit, Daniel Qose dhe David Larti që t’i jepnin qese të zeza mbeturinash dhe ta ndihmonin ta fuste trupin e Nevruzit në makinë.

F.m
Kronologjia e krimit në Dhërmi/ Shehu e vrau Nevruzin, e
Gerald Shehu, David Larti, Daniel Qose dhe Eraldo Nevruzi

TIRANË- Gerald Shehu, një nga bashkëpronarët e hotel “Greccia” dhe recepsionisti Eraldo Nevruzi e nisën debatin që në hyrje të hotelit. Përleshja u zhvendos në shkallë e korridore dhe më pas dyshja u futën në një dhomë. Dëshmitarët tregojnë se nuk kanë dëgjuar krisma, por vrasja dyshohet të ketë ndodhur në dhomën ku u futën për herë të fundit dy të rinjtë. Pasi e qëlloi me armë zjarri në kokë, Gerald Shehu e mbështolli me çarçafë trupin e Nevruzit. Më pas, Shehu urdhëroi dy punonjësit e hotelit, Daniel Qose dhe David Larti që t’i jepnin qese të zeza mbeturinash dhe ta ndihmonin ta fuste trupin e Nevruzit në makinë. Shehu është larguar i vetëm nga hoteli me trupin e pajetë që ende nuk është gjetur. Ai vetë u prangos në Korfuz të Greqisë, në tentativë për t’u arrastisur në Angli. Pistat ku po hetohet janë dy: një konflikt banal dhe një debat që ka lindur për shkak të bashkëpunimit të autorit dhe viktimës në pazare droge në Angli, ku dyshja kishin jetuar e punuar.

Poll

MOS HUMB