Aktualitet

Linja 'RMV-Elbasan-Fier'/ Banorët protestojnë: Po dëmshpërblehemi me shifra qesharake

Sipas banorëve, dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak, ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre.

f.t
Linja 'RMV-Elbasan-Fier'/ Banorët protestojnë: Po
PUNIMET

ELBASAN- Fermerë të lagjes Drizë në Fier janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqen me ullinj që preket nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv "Maqedoni e Veriut – Elbasan- Fier". Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë 8 prej të cilëve i kanë të kultivuara tokat e tyre me ullinj 20- vjeçarë.

Sipas banorëve, dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak, ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre.

Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes në pronësi, por jo certifikatën e pronësisë , gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit. Ndërkohë drejtori i projekteve të jashtme në OST, Dorjan Sejamini ka pohuar se janë takuar dhe sqaruar disa herë me banorët dhe ka premtuar ndihmesë edhe në etapat e aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të saktë./ZËRI

Poll

MOS HUMB