Aktualitet

Naim Murseli futet ‘fshehurazi’ në Gjykatë, në oborr familjarët e Liridonës dhe aktiviste

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës janë futur nga hyrjet e pasme në Gjykatë, për të shmangur përballjen me familjarët dhe mediat

E.K
Naim Murseli futet ‘fshehurazi’ në Gjykatë, në oborr
Familjaret e Liridones para gjykates

PRISHTINË- Kanë mbërritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ata janë futur në gjykatë nga një hyrje tjetër dhe larg medieve, për të shmangur çdo incident dhe me familjarët e Liridonës, të cilët ishin të pranishëm prej mëngjesit në Gjykatë. Seanca ishte parashikuar që të niste në orën 09:30, por për shkak të ndjeshmërisë që ka rasti, ka pasur disi vonesa në futjen e të dyshuarve në sallë, ku do të njihen me masat e sigurisë.

Në mesin e familjarëve që kanë qëndruar në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka qenë dhe vëllai i Liridonës, i cili ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zhvarrosjen e të ndjerës nga fshati i familjes Murseli.

Naim Murseli futet ‘fshehurazi’ në Gjykatë, në oborr

Ndërkohë, para fillimit të kësaj seance në hyrje të objektit të Gjykatës janë parë edhe disa aktivistet për të drejtat e grave.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që mbanin aktivistet. Ndërkohë që dhe në Tiranë është parashikuar të mbahet sot një protestë kundër vrasjes së grave. Vrasja e Liridonës dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj dhe më pas u raportus si një grabitje.

Naim Murseli futet ‘fshehurazi’ në Gjykatë, në oborr

Poll

MOS HUMB