
ELBASAN – Në rrugën Peqin-Elbasan, një autokolonë me motoristë është përfshirë në një aksident rrugor.
Gjatë aksidentit, një nga motoristët ka përfunduar poshtë makinës. Fatmirësisht, drejtuesi i motorit nuk është lënduar.
Paraprakisht dyshohet se një automjet, gjatë një manovrimi të gabuar, i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motoristë të huaj.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendgjarje
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./ZËRI/