Aktualitet

Moti i keq/ Shiu përmbyt rrugët në Durrës, vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Shiu ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve.

f.t
Moti i keq/ Shiu përmbyt rrugët në Durrës,
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe Durrësin duke shkaktuar përmbytje. Shiu ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në rrugët përreth stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës. Në një video të publikuar në 'JOQ' rrugët shihen të mbuluara nga uji.


Ndërkohë ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë Shqipërinë. Thuajse në të gjitha qytet ka pasur reshje shiu dhe erëra të forta. /ZËRI

Poll

MOS HUMB