Aktualitet

Ilir Beqaj në "borxh" 120 mijë lekë të reja me SPAK, GJKKO vendos: Paguaj!

Vendimi është marrë ditën e sotme, kur trupa gjykuese e GJKKO, ka vendosur që kërkesa e ish-ministrit nuk është e bazuar në ligj, duke e hedhur poshtë në seancën e sotme. 

k.m.
Ilir Beqaj në "borxh" 120 mijë lekë të reja me
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkoi që të mos e paguante një faturë prej 120 mijë lekësh të reja për të tërhequr nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një kopje të dosjes së tij. I përballur me këtë kusht, ish-ministri u shpreh publikisht për mediat pas daljes nga SPAK se nuk pranonte që të paguante detyrimin ndaj SPAK. Por mesa duket kjo çështje nuk është më në vullnetin e tij, pasi Gjykata e Posaçme ka dalë me një vendim: Beqaj duhet të paguajë pranë SPAK, shumën prej 120 mijë lekë të reja! 

Vendimi është marrë ditën e sotme, kur trupa gjykuese e GJKKO, ka vendosur që kërkesa e ish-ministrit nuk është e bazuar në ligj, duke e hedhur poshtë në seancën e sotme. 

Përplasja me SPAK, nisi më 7 mars, ku Beqaj u prezantua me faturën e tërheqjes së dosjes. Sipas tij, kjo kërkesë ishte e paligjshme, pasi detyrimet proceduriale paguhen gjithmonë në fund të procesit, e po ashtu theksoi se dosja i duhet vënë në dispozicion pasi është person nën hetim. 

Ilir Beqaj është duke u hetuar dhe për pasurinë e tij, për shkak se ka dyshime që ai të ketë pasur kompani të fshehta përmes njerëzve të tij të besuar. Në një rast ka qenë gruaja e tij aksionere në një kompani farmaceutike, dhe në rastin tjetër vetë Beqaj dyshohet se është pronar i fshehtë i restorantit "Gzona" që gjendet pranë Kalasë së Tiranës. Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të sterilizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, Ilir Beqaj po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj edhe ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Në funksion të hetimeve, në fund të vitit 2023, u ushtruan kontrolle në banesën dhe disa kompani farmaceutike në pronësi të Beqajt./ZËRI 

Poll

MOS HUMB