
FIER- Një person është vënë në prangat e Policisë së Fierit mesditën e kësaj të hëne pasi ka tentuar t'i vjedhë çantën një gruaje. Ajo që e bën dhe më të rëndë rastin është se hajduti ka përfituar nga rrëmuja e shkaktuar pas vrasjes me thikë të Grei Bihucit. Në momentin që ai ka parë turmën e njerëzve ka tentuar ti marrë çantën një gruaja. Por përpjekje e tij ka përfunduar keq, pasi është vënë në prangat e Policisë.
Çfarè ndodhi sot në Fier?
Viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik, derisa në një moment gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun. Sipas dëshmitarëve, pasi është goditur disa herë me thikë nga bashkëmoshatari, Bihuci ka tentuar që të lagohej, por ka mundur që të ecë vetëm disa metra dhe më pas është 'shembur' në tokë. Menjëherë është dërguar në spital, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. I plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili u fut për të shuar konfliktin, por fatmirësisht, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI