Aktualitet

Metamorfoza/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 vite për ish-shefin e policisë

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal.

F.I
Metamorfoza/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9
Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj

TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë, Ardit Hasanbegaj, lidhur me dosjen 'Metamorfoza'.

Të dy po gjykohen me gjykim të shkurtuar për veprat penale: sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Në pretencën e saj, Prokuroria e Posaçme rikonfirmoi qëndrimin e mbajtur edhe në qershor të vitit 2025, duke kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.

Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin "Sky ECC", ndërsa bashkë me të në pranga përfnduan policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës.

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë Ardit Hasanbegaj, i cili ka mbajtur postin e shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, dyshohet se i ka krijuar kushtet Behar Bajrit për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit./ZËRI

Poll

MOS HUMB