Aktualitet

Metalurgët në protestë! Kërkojnë largimin e drejtorit të UFK dhe rritje rroge

Metalurgët u shprehën se kërkojnë sigurim jete dhe kushte më të mira pune.

D.XH
Metalurgët në protestë! Kërkojnë largimin e drejtorit
Metalurget ne proteste

BURREL – Punonjësit e uzinës së Ferrokromit në Kombësi të Matit kanë dalë sot në protestë, me disa kërkesa ndaj kompanisë turke, që ka nën administrim uzinën.

Rreth 80 metalurgë kanë deklaruar se dëshirojnë largimin e drejtorit të uzinës, përmirësimin e kushteve të punës dhe kërkojnë paga më të larta. Kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të ndodhur dy vite më parë. Metalurgët shprehen se drejtori i uzinës ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra. Drejtori për këtë ngjarje është shpallur fajtor me vendim gjykate.

Ndërkaq, kolegët e Metrës, që kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur incidenti, kanë dalë edhe dëshmitarë në gjyq kundër drejtorit Ervin Isaj. Metalurgët deklarojnë se diskirminohen nga drejtori Isaj. Punonjësit kërkojnë që jo vetëm të largohet drejtori, por edhe kushtet e punës të jenë më të mira, pagat më të larta, si dhe të ketë sigurim jete.

Metalurgët kanë thënë se protesta e tyre do të vazhdojë, derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Metalurgët kanë shprehur indinjata ndaj drejtorin Ervin Isaj, teksa thonë se ai i diskriminon./ZËRI/

Poll

MOS HUMB