Aktualitet

'Urdhri i Psikologut' shpall të pavlefshme Asamblenë e Jashtëzakonshme, Albana Treska qëndron në detyrë

Në mbledhje u konstatua se dokumenti është firmosur nga më pak se 1/3-ta e psikologëve dhe ka pasur nënshkrime nga persona që nuk janë pjesë e Urdhrit të Psikologut.

f.t
'Urdhri i Psikologut' shpall të pavlefshme Asamblenë e
Valbona Treska

TIRANË- Pas mbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme pretendohej se ishte vendosur shkarkimi i presidentes aktuale të Urdhrit të Psikologut Valbona Treskës, është bërë e qartë se kjo e fundit vijon të mbetet në krye të institucionit dhe të mbartë rolin e saj. Asambleja e Jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë kërkuar nga 1/3 e të gjithë anëtarëve të Asamblesë, u zhvillua në 25 janar. Rreth 550 psikologë kundërshtuan rritjen e tarifave pa u konsultuar më parë me Asamblenë dhe në mungesë të theksuar transparence. Propozimet së bashku me kërkesën për shkarkimin e Valbona Treskës u firmosën nga 216 psikologë në të gjithë vendin dhe peticioni iu drejtua qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut, me argumentin se institucioni po kryen trajnime dhe akreditime që nuk janë miratuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.

Ndërkohë Presidenti i Urdhrit të Psikologut, thirri këtë të mërkurë një mbledhje të Këshillit Kombëtar, për të diskutuar mbi kërkesat dhe dokumentacionin e depozituar pranë Urdhrit të Psikologut, për pretendimin se duhet thirrur një Asamble e Jashtëzakonshme nga 1/3 e psikologëve. Pas përfundimit të shqyrtimit të dokumentacionit të depozituar, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut konstatoi se nuk është përcjellë asnjë kopje origjinale e këtyre kërkesave. 

Në mbledhje u konstatua se dokumenti është firmosur nga më pak se 1/3-ta e psikologëve dhe ka pasur nënshkrime nga persona që nuk janë pjesë e Urdhrit të Psikologut. Në këto kushte kriteri për thirrjen e Asamblesë nuk është përmbushur dhe Valbona Treska qëndron në detyrë, si presidente aktuale e Urdhrit të Psikologut.

“Në një proces dy ditor plotësisht transparent ka rezultuar se ka dublikime kërkesash dhe nënshkrime nga persona që nuk janë anëtare të UP Në përfundim ka rezultuar se kanë nënshkruar më pak se 1/3 e anëtarëve. Ne këto o kushte kriteri ligjor për thirrjen e Asamblesë kur kërkohet nga 1/3 e anëtarëve sipas Ligjit nr. 40/2016 “Për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë”, si dhe sipas Ligjit nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore Dhe Enteve Publike”, nuk është përmbushur pasi nuk është plotësuar numri i nevojshëm i kërkuar,”- thuhet në njoftimin e publikuar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

'Urdhri i Psikologut' shpall të pavlefshme Asamblenë e
NJOFTIMI

Vetë Valbona Treska pas lajmit për shkarkimin e saj, e ftuar në emisionin "Opinion" deklaroi se nuk e njeh pezullimin nga detyra. Treska tha se në asamble nuk ka qenë 1/3-ta e psikologëve dhe se ata që kanë shkuar janë manipuluar, pasi nuk iu është thënë që do të mblidheshin për shkarkimin e presidentit. 

Valbona Treska u zgjodh si presidente e parë e Urdhrit të Psikologut në 2017 nga Asambleja Themeluese. Ajo u rizgjodh në 2021 për një mandat tjetër 4-vjeçar./ZËRI

Poll

MOS HUMB