Aktualitet

Përlotet Safet Gjici: I kërkoj falje familjes, më provokoi Alma. Më dha drogë

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici deklaroi se ngjarja është provokuar nga kundërshtari i tij politik, Abedin Uruçi.

D.XH
Përlotet Safet Gjici: I kërkoj falje familjes, më provokoi Alma.
Safet Gjici

TIRANË – Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet, në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023.

Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin, për të cilin tha se përmes takimit me Alma Kaçin, kishin organizuar skenarin për ta futur në kurth. Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike, pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara. Ai shpjegoi dhe zanafillën e përplasjes me Uruçin.

“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për të.Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje, pasi unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.”

Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun. Nga ana tjetër, Kaçi është lënë në arrest shtëpie.

Dëshmia e Safet Gjicit:

Kurthin m’a ngriti kundershtari Abedin Oruci. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.

Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.

Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorinë e Kukësit, por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrje, pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje.

Abedin Oruci më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pasur asgjë personale, kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj, pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.

Pse Alma pasi bëri videon, ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohe që une hetohem prej 6 muajsh, a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë, nderkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Unë i thashë shko tek zevendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur një gjë të tillë, fond për qentë. Ata më sulmuan, pse nuk i lejova të ndertojnë pa leje dhe të përvetesojnë tokën.

Unë kam marrë dënimin më të madh, denimi është moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit. (u përlot). Oruci donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zbaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pasur 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkelur asnjë ligj.

Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual. Publikimi i videos, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./ZËRI/

Poll

MOS HUMB