Aktualitet

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në Holandë, shqiptarët s'mungojnë as atje

Në rastet kur kriminelët gabojnë, Policia ndërhyn. 

k.m.
"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Brenda një laboratori

ITALI- “Le Iene” ka zbuluar tregun e vërtetë të metamfetaminës, droga sintetike e njohur edhe me shumë emra të tjerë që tashmë ka mbërritur edhe në Evropë, pikërisht në Holandë. Rajoni i Brabantit në Holandë është një nga zonat ku trafikantët e drogës eksportojnë këtë substancë. Policia punon ditë e natë për të luftuar krimin e organizuar,

"Ka zona ku kemi gjetur pas mureve të bardha, por pas tyre është fshehur gjithmonë një laborator. Shumica e laboratorëve ndodhen në zona të pakta të populluara. Dhe për të hyrë në strukturat që strehojnë laboratorët ne bastisëm me ekipe speciale të veshur me maska ​​kundër gazit. Kur futemi brenda duhet të ruhemi nga 3 risqe: gazrat toksikë, shpërthimet (sepse brenda ka bombola me gaz hidrogjeni) dhe ai i zjarrit. Laboratorët më të mëdhenj janë në zona të pabanuara. nëse kanë fqinnjë, për kriminelët ka shumë rreziqe,"-tregon Freek Pecht, specialist i drogave sintetike.

Por në rastet kur kriminelët gabojnë, Policia ndërhyn. 

"Kishim një raport nga një person që shëtiste qenin e tij dhe ndjeu erën e keqe. Na telefonoi dhe punën tjetër e bëmë ne."

1 kg metamfetaminë e prodhuar në Holandë dhe e shitur po në të njëjtin vend kushton vetëm 7000 euro, por kjo shifër rritet kur del në tregun e perëndimit. Atje kap vlerën e 40 mijë euro, ndërsa në Asi dhe Australi, 1 kg kushton 100.000 euro. 

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Çmimi

"Meksikanët janë shumë të mirë dhe i bëjnë kristalet e mëdha. Vendi më i çuditshëm ku kemi gjetur një laborator ishte në një varkë. Era erdhi nga varka, aty gjetëm laboratorim dhe 3 meksikanë."

Vitin e kaluar policia holandeze çmontoi 120 laboratorë klandestinë, por sipas vlerësimeve të policisë janë të paktën pesë herë më shumë. 

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Dhoma e torturës

Peter Jansen i Divizionit Qendror të Krimit shpjegon se si ekziston gjithashtu një rivalitet i fortë midis bandave në lidhje me metamfetaminën. Për këtë, ndodh që në disa laboratorë mund të gjenden dhoma për torturimin e rivalëve: Ka latino-amerikanë, shqiptarë, anglezë, kinezë apo polakë. Italianët janë më të interesuar për ta blerë sesa për ta prodhuar.

Por biznesi ka vështirësitë e tij, ndaj Le Iene rendit hap pas hapi të gjitha gjërat që duhen për të krijuar një laborator. 

Hapi 1

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Gjenden partnerët

Hapi 2

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Sigurohet materiali nga Kina

Hapi 3

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Sigurohen pajisjet

Hapi 4

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Kërkohet vendi ku do ngrihet laboratori

Hapi 5

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Nis puna nga kimistët

Hapi 6

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Zhduken mbetjet

Hapi 7

"Bum" i metamfetaminës, "Le Iene" zbulon tregun në
Finalja

Metamfetamina (Chrystal Meth) është më e rrezikshme se amfetamina e thjeshtë. Ajo çon shumë më shpejt në varësi psikologjike (potenciali i varësisë është 2.39 deri në 3.0) dhe të varurit kanë nevojë për doza më të larta dhe më të larta. Të varurit nga kjo drogë humbin peshë më shpejt. Membranat e mukozës së gojës dhe të hundës dekompozohen e ata humbasin edhe dhëmbët./ZËRI

Poll

MOS HUMB