
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Mulletit në Tiranë, ku një mjet që drejtohej nga një 24-vjeçar ka përplasur 3 adoleshentë. Tre të rinjë, 17-vjeçarë u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një restoranti në Mullet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.