Aktualitet

Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg mjekun Dervish Hasi

Mjeku Dervish Hasi pretendonte se do të martohej me vajzën e mitur, dhe për këtë kishte dijeni dhe familja e saj

E.K
Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg mjekun Dervish Hasi
Dervish Hasi

TIRANË- Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në burg Dervish Hasin, mjekun kirurg, i cili akuzohet për “trafikim të të miturve dhe pornografi”. Pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës, se mjeku kishte aplikuar në gjykatë për martesë me vajzën e mitur 16-vjeccare, Apeli ka vendosur që ta lërë në burg mjekin Hasi.

42-vjeçari u vu në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar uniformat blu sekuestruan edhe celularin ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 grave të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare. Asnjë nga gratë e tij nuk ka pranuar të flasë para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen para policisë.

16-vjeçarja prezantohej nga Hasi si gruaja e tij të katërt. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.

Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB