
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin. Për ish-zyrtarin socialist, SPAK ka kërkuar 4.6 vite burg, që me gjykimin e shkurtuar i ulet në 3 vite heqje lirie. Ndërsa për Kaçin, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg, që me uljen e 1/3 të kohës së dënimit, i bie që të qëndrojë në burg vetëm për pak muaj.
Alma Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin.
-
DOSJA/ Oruçi: A më the më ka thënë Sala. Kaçi: Jam me PD, por…
22 Dhjetor, 22:54 -
-
-
-
‘Ti je pi** nane’, Alma Kaçi-Abedin Oruçit: Më kthe USB-në!
22 Dhjetor, 21:44
Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie. Të dy kanë kërkuar në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur masë më të butë sigurie por deri më tani, kërkesat e tyre janë refuzuar./ZËRI