Politikë

Berisha përçan çiftin "Basha-Bardhi", e shijon me muzikë

Edhe pse qytetarët i ishin mbledhur si zakonisht poshtë banesës së tij, Sali Berisha duket se po e ndiqte me kujdes Bashën nga kuadrati i televizorit.

k.m.
Berisha përçan çiftin "Basha-Bardhi", e shijon me
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha është "ringjallur" dje në një konferencë për mediat, fill pas rindezjes së debatit për Reformën Zgjedhore. Në një kohë kur Partia Demokratike është më e përçarë se kurrë, me një Sali Berisha të izoluar në "arrest shtëpie", Basha gjeti momentin më të mirë për t'u kthyer në arenën politike. Sigurisht që përpos Berishës, shënjestër kishte një tjetër aktor të PD-së, të vetmin që përmendi me emër. Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Dikur një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë blu. Madje pikërisht për këtë afërsi e ngacmuan edhe gazetarët kur e pyetën për ndjeshmëritë e tij.

"Zoti Basha a iu ka marrë malli për Gazment Bardhin?,"-e pyetën gjatë konferencës së tij, duke iu referuar aksionit që Bardhi ka pasur ndër vite në selinë blu, krah Bashës. Ky i fundit, pyetjes iu përgjigj fillimisht me një buzëqeshje.

MOMENTI I SIKLETSHËM I BASHËS:

Edhe pse qytetarët i ishin mbledhur si zakonisht poshtë banesës së tij, Sali Berisha duket se po e ndiqte me kujdes Bashën nga kuadrati i televizorit. Nga ato që dëgjoi, duket se ia vlejti që të thyente edhe njëherë masën e sigurisë dhe urdhërin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të mos komunikonte me asnjë tjetër veç bashkëjetuesëve. Berisha ka marrë telefonin e tij, e gjatë emisionit “Kontrast” i ka nisur një SMS gazetarit Lorenc Vangjeli, i njohur për qasjen e tij pro-qeverisë. Teksa përshëndet të pranishmit në studio, Berisha ka edhe një video-mesazh për Lulzim Bashën në formë përshëndetje.

Si përshëndetje kishte dërguar këngën e Kastro Zizos, me këto fjalë: Më ka marrë shumë malli, më ka marrë. Je e diela ime në kalendar. Ti je flakë që s'shuhesh, jo, asnjëherë, dashuria e parë!

Mesa duket Berisha e ka shijuar ndryshimin e kampeve dhe "ndarjen" Basha-Bardhi. Madja tani edhe ka të gjithë kohën e botës që ta shijojë...edhe pse nga distanca./ZËRI

Poll

MOS HUMB