Aktualitet

Kërkohet shkarkimi i presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska

Rreth një javë më parë një peticion i firmosur nga 216 psikologë në të gjithë vendin iu drejtua qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut.

f.t
Kërkohet shkarkimi i presidentes së Urdhrit të Psikologut,
Valbona Treska

TIRANË- Asambleja e Jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë kërkuar nga 1/3 e të gjithë anëtarëve të Asamblesë, u zhvillua këtë të shtunë në kryeqytet. Rreth 550 psikologë kundërshtuan rritjen e tarifave pa u konsultuar më parë me Asamblenë dhe në mungesë të theksuar transparence, të cilat shkojnë deri në 1400 euro.

Gjithashtu pjesëmarrësit, pasi paraqitën propozime për ndryshime në Statutin e Psikologut, vendosën shkarkimin e presidentes aktuale të Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska. Rreth një javë më parë një peticion i firmosur nga 216 psikologë në të gjithë vendin iu drejtua qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut, me argumentin se institucioni po kryen trajnime dhe akreditime që nuk janë miratuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. 

Treska u zgjodh si presidente e parë e Urdhrit të Psikologut në 2017 nga Asambleja Themeluese. Ajo u rizgjodh në 2021 për një mandat tjetër 4-vjeçar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB