Aktualitet

Lirohet ish-deputeti Mark Frroku, jashtë Gjykatës e pritën të afërmit

Për ngjarjen mbetet në kërkim shoferi i Frrokut, Besnik Toma

E.K
Lirohet ish-deputeti Mark Frroku, jashtë Gjykatës e pritën
Mark Frroku duke mberritur ne Gjykate

DURRËS- Ish-deputeti Mark Frroku është lënë i lirë nga Gjykata e Durrësit, pas arrestimit të ditës së diel, pas një sherri për pronat në Kepin e Rodonit. Përveç Frrokut  Gjykata ka liruar edhe 7 personat e tjerë që u arrestuan të dielën.

Burime bënë me dije më herët për Zëri.ai se ishte Prokuroria e Durrësit ajo që kërkoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për të 8 personat e arrestuar. Lirimi i Frrokut ka qenë i menjëhershëm, ndërkohë që ish deputetin e kanë pritur në ambientet e jashtme një grup miqsh dhe familjarësh.

Lirohet ish-deputeti Mark Frroku, jashtë Gjykatës e pritënLirohet ish-deputeti Mark Frroku, jashtë Gjykatës e pritën

Frroku u shfaq sot me pranga së bashku me një prej të arrestuarve të tjerë, teksa mbërriti në ambientet e Gjykatës së Durrësit. Për ngjarjen mbetet në kërkim shoferi i Frrokut, Besnik Toma, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë kur ndodhi konflikti. Për Tomën, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë. 

Konflikti që ndodhi të dielën në Kepin e Rodonit në fakt ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi për pronën rreth 5 mijë metra katrorë, ka pasur pretendime nga dy palë. Në njërën anë është Provinca Françeskane që pretendon se e ka marrë me vendim gjykate që në vitin 2008, dhe në anën tjetër familja Kaçuli thotë se ka një certifikatë pronësie.

IMT e Durrësit kishte vendosur që të ndalohej rrethimi i tokës, për të cilën Provinca Françeskane kishte kërkuar ndihmën e AML grup, që drejtohet nga Frroku dhe të afërmit e tij.

Vetë Provinca Françeskane në një reagim për mediat pas ngjarjes, tha se toka që po rrethohej është në pronësi të tyre, dhe se për këtë kishin një vendim gjykate që nga viti 2008./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB