Aktualitet

Dhunoi qenin në ashensor, policia procedon Gera Kullën, i merren edhe kafshët

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht gruan që keqtrajtoi qenin e saj, Gera Kullën. Efektivët shprehen se kafshët e keqtrajtuara janë dërguar në një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve.

D.XH
Dhunoi qenin në ashensor, policia procedon Gera Kullën, i merren edhe
Gera Kulla

TIRANË – Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një video që qarkulluar dje në rrjetet sociale, ku shihet një grua, që keqtrajton qenin e saj.

Efektivët e Komisariatit nr 3 shprehen se menjëherë pas publikimit të videos, kanë identifikuar dhe proceduar autoren e ngjarjes. Autorja e ngjarjes Gera Kulla, u procedua penalisht për veprën penale “keqtrajtimi i kafshëve”.

Policia sqaron se kafshët e keqtrajtuara i janë marrë Gera Kullës dhe janë vënë nën kujdesin e një shoqate, për mbrojtjen e kafshëve.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar disa kafshë, në një ashensor, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetases që shfaqet në video. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe proceduan penalisht shtetasen G. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 

Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Ky nuk është rasti i parë i personave që dhunojnë kafshët. Pak kohë më parë, një i ri në Përmet u arrestua, pasi keqtrajtoi një shqiponjë dhe kishte vrarë dy sorkadhe./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB