
ATHINË – Të tjera detaje mësohen nga zhdukja e 29-vjeçarit shqiptar në Athinë, që prej së dielës.
I riu Angelo Avdiu, babai i një fëmije 9-vjeçar jetonte në Agios Konstantinos Fthiotidas dhe kishte mbërritur aty mbrëmjen e së shtunës.
Ai ka dalë nga shtëpia të dielën në mëngjes, disi i shqetësuar dhe nuk ka marrë me vete pasaportën. Vëllai u shpreh se Anxhelo kishte shkuar të takojë ish-bashkëshorten, sa duket për të rivendosur raporte me të.
“Kemi ardhur në zonë të shtunën vonë. Unë dhe vëllai Anxhelo jemi takuar në Athinë dhe prej andej kemi ardhur këtu. Na ka pritur kushëriri, që jeton në Bortolomeu. Anxhelo donte të bisedonte me ish-bashkëshorten, pasi ishte divorcuar.
Të dielën në mëngjes ne po pinim kafe. Ai është çuar befas dhe nuk i tha gjë askujt. Ka lënë në shtëpi pasaportën, portofolin dhe celularin.
Dua që të gjendet vëllai im. Mund të them se nuk ishte mirë së fundmi. Ka dhe një djalë të vogël 9-vjeçar”, tha në dëshminë e tij vëllai i shqiptarit të zhdukur.

Policia greke, me anë të një njoftimi, shprehet se është vënë në kërkim të Anxhelo Avdiut./Zëri.ai/