Aktualitet

Mbeti i plagosur nga shpërthimi në Lushnje, deputeti Bujar Çela ka dëmtime në mushkëri

Raportohet se ky i fundit ka dëmtime në mushkri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale.

E.K
Mbeti i plagosur nga shpërthimi në Lushnje, deputeti Bujar Çela
Bujar Çela

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjendjen shëndetësore të deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela. Raportohet se ky i fundit ka dëmtime në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale. Bashkë me Çelën në spitalin e Traumës janë dhe 2 të plagosur të tjerë, një prej të cilëve rëndë.

Çfarë dimë deri më tani?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB