
Ballsh
BALLSH- Ish-Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh u përfshi gjatë ditës së sotme nga flakët. ZËRI ka siguruar pamje nga larg, ku shihen shtëllunga të dendura tymi. Sipas informacioneve zyrtare, pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur edhe shuarja e zjarrit.
Për këtë ngjarje janë kallëzur dy persona. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Poll