Aktualitet

Babë e bir humbin jetën nga shpërthimi në Lushnje! Çfarë dihet deri më tani

Telat ranë mbi disa depozita gazi, duke shkaktuar kështu shpërthimin, ndërsa i biri ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Truamës në Tiranë, për shkak të plagëve të marrë.

E.K
Babë e bir humbin jetën nga shpërthimi në Lushnje!
Bujar Çela

LUSHNJE- Landi dhe Roland Verçani (Hoxha), babë e bir kanë humbur jetën këtë të premete si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në disa kapanone në vendin e njohur si “Rrerrotullimi i plastmasit”. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë këputja e telave të tensionit të lartë nga vinçi që komandohej nga Landi Verçani, i cili ndërroi jetë në vend. Telat ranë mbi disa depozita gazi, duke shkaktuar kështu shpërthimin, ndërsa i biri ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Truamës në Tiranë, për shkak të plagëve të marrë.

RAPORTIMI MINUTË PAS MINUTE:

Ora 15:54, ndodh shpërthimi në Lushnje

Ora 16:05, raportohet për disa të plagosur, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela

Ora 16:06, pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes tregojnë kaos. Ndërkohë raportohet dhe për një viktimë

Ora 16:20, identifikohet viktima Landi Verçani (Hoxha). Vinçieri që shkaktoi aksidentalisht shpërthimin

Ora 16:32, 4 nga të plagosurit nisën me urgjencë drejt Traumës, mes tyre deputeti Bujar Çela. Ky i fundit i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale

Ora 16:48, Policia del me njoftim zyrtar për ngjarjen, raporton për një viktimë dhe tetë të plagosur

Ora 17:16, spitali i Lushnjës i mbushur plot me qytetarë dhe familjarë të të plagosurve, ndërkohë ambulancat hyjnë e dalin me shpejtësi

Ora 18:05, dalin pamjet nga shpërthimi në kapanone

Ora 18:04, pamjet rrëqethëse nga Lushnja, familjarët e viktimave, mësojnë lajmin e vdekjes dhe shpërthejnë në lot

Ora 18:19, konfirmohet viktima e dytë, Roland Verçani (Hoxha), 20 vjeç

Ora 18:23, bëhet me dije se mes të plagosurve është dhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës Elton Korreshi

Ora 19:28, në spitalin e Traumës po marrin mjekim tre të plagosur, mes tyre deputeti Çela. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes

Redaksia e ZËRI-t, do të sjellë për lexuesit përditësimet e fundit në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lushnjën këtë të premte./ZËRI

Poll

MOS HUMB