Aktualitet

VIDEO/ I rrethuar nga mjekë dhe policë, momenti kur Bujar Çela transportohet drejt Traumës

Njëkohësisht me Çelën te Trauma ka ardhur dhe autoambulanca me një tjetër të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në kapanonin në Lushnje, ngjarje që tronditi vendin pasditen e sotme. 

a.l
VIDEO/ I rrethuar nga mjekë dhe policë, momenti kur Bujar Çela
Bujar Çela

LUSHNJE- Ky është momenti kur deputeti socialist Bujar Çela mbërrin i plagosur në spitalin e Traumës, ku do të marrë një mjekim më të specializuar.

Njëkohësisht me Çelën te Trauma ka ardhur dhe autoambulanca me një tjetër të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në kapanonin në Lushnje, ngjarje që tronditi vendin pasditen e sotme. 

Çfarë dimë deri më tani?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB