Aktualitet

Babë e bir viktima të shpërthimit, banorët: Ishte e frikshme. Llamarinat u ngritën në ajër

Ngjarja ka tronditur gjithë banorët ndërsa disa objekte rreth magazinës kanë pësuar dëme të shumta materiale.

a.l
Babë e bir viktima të shpërthimit, banorët: Ishte e
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Babë e bir humbën jetën në shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në kapanonin në Lushnjë. Ngjarja ka tronditur gjithë banorët ndërsa disa objekte rreth magazinës kanë pësuar dëme të shumta materiale. Banorët e zonës janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm. 

“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.

“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB