Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë/ Shkon në 2 numri i viktimave, humb jetën dhe djali i vinçierit (EMRI)

Mësohet se ai ka humbur jetën rrugës për në spital.

E.K
Shpërthimi në Lushnjë/ Shkon në 2 numri i viktimave, humb
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Shkon në dy numri i viktimave nga shpërthimi në Lushnjë. Raportohet se ka humbur jetën dhe djali i Landi Verçani (Hoxha), vinçierit që shkaktoi aksidentalisht dhe ngjarjen e rëndë. Mësohet se 20-vjeçari Elidon Hoxha ka humbur jetën rrugës për në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H. Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi L. H, dhe u plagosën tetë shtetas. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë 7 persona të tjerë ndodhën në spital. Gjendja e njërit prej të plagosurve paraqitet më e rëndë dhe është futur në intubim./ZËRI

Poll

MOS HUMB