
LUSHNJE- Një tjetër video ka dalë nga spitali i Lushnjes. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, një grua qan, ndërsa një i ri e mban nga krahët. Në video, në një moment gruaja dëgjohet teksa kërkon viktimën e shpërthimit të ndodhur në Lushnje, pasditen e sotme.
"Ku është Landi?,"-dëgjohet gruaja në video.
Por nuk dihet se cila është lidhja e saj me viktimën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë, Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI