
TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e SPAK e cila kërkonte kthimin në burg t ëish dhëndrit të ish kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. SPAK bëri rekurs ndaj vendimit të Gjykatës, e cila vendosi lirimin e tij nga qelia në arrest shtëpie, duket kërkuar kthimin e tij në qeli. Gjithashtu po në Gjykatën e lartë u rrëzuan sot edhe kërkesat e ish kryeministrit Berisha dhe si edhe dhëndrit të tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Jamambër Malltezi akuzohet si i përfshirë në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Për po të njëjtën çështje, SPAK ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Të dy kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat që rëndojnë mbi ta, duke e konsideruar si gjyq politik. Ndërkohë që vetë Berisha ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon heqjen e masës së sigurisë të arrestit të shtëpisë.
Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor, dhe tashmë vijon betejën e tij ligjore nga masa e arrestit të shtëpisë. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Avokatët kërkojnë që Malltezi të mos ketë asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet./ZËRI