Aktualitet

I buzëqeshur dhe me pranga! Momenti i arrestimit të Liamit, i rrethuar nga policët

Mister se pse policia priti futjen e tij në Big Brother për ta arrestuar, kur ai kishte disa ditë që kishte ardhur në Tiranë nga Rinasi

E.K
I buzëqeshur dhe me pranga! Momenti i arrestimit të Liamit, i rrethuar
Liam Osmani

TIRANË- Kanë dalë pamjet e momentit të arrestimit të Liam Osmanit, pak metra larg shtëpisë së Big Brother, ku ai ishte futur për të qenë pjesë e spektaklit. Liami shihet në videon e publikuar nga Trop Story, me pranga në duar, megjithatë i qetë dhe i buzëqeshur.

Më shumë se 4 punonjës policie kanë qenë në ambientet e Top Channel për të bërë të mundur arrestimin e tij, pasi Gjykata e Tiranës i kishte dhënë një dënim me 2 vite e 6 muaj burg në mungesë, për akuzën e mashtrimit.


Vetë Liam Osmani ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi. I gjithë procesi ndaj tij ka një sërë pikëpyetjesh, që nga shqyrtimi i kësaj çështje nga Gjykata Penale, kur mund të ishte zgjidhur përmes përmbarimit, te vendimi nul, për shkak se në momentin e dënimit, Liam Osmani kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Në vendimin e gjykatës, në vitin 2022 ai referohej si një shtetas shqiptar, edhe pse ka hequr dorë nga shtetësia me dekret që në vitin 2019./ZËRI 

Poll

MOS HUMB