Aktualitet

Katastrofa në Lushnje, gjymtyra e viktimës u gjet 40 metra larg vinçit, djali pa rroba

Shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, duke sjellë humbjen e jetës së dy anëtarëve të familjes Hoxha

E.K
Katastrofa në Lushnje, gjymtyra e viktimës u gjet 40 metra larg
Vendi ku ndodhi shperthimi dhye dy viktimat

TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi të premten në Lushnje, ku babë e bir humbën jetën, si pasojë e një incidenti të ndodhur në një magazinë në ndërtim, nmë pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Gazetari Merin Maçi i ftuar në studion e emisionin Opinion, ka dhënë detaje tronditëse nga kjo ngjarje, ku përveç dy viktimave, mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë. Si pasojë e shpërthimit tejet të fortë, gjymtyra e viktimës është gjetur rreth 40 metra larg vinçit, ndërkohë që djali i tij është gjetur pa rroba, për shkak të djegies. Si pasojë e plagëve të shumta, i riu e ka pasur të pamundur që të mbijetonte.

Merin Ma֛çi: Këqyrja e plotë të vendit të ngjarjes është bërë 1 ditë pasi është regjistruar ky shpërthim, më datë 2 në 8 të mëngjesit dhe 1 ditë para se kanë bërë një këqyrje paraprake të vendit të ngjarjes, ajo se çfarë ka bërë hetuesit të befasohen ka qenë forca që ka pasur ky shpërthim për shkak se njëra prej gjymtyrëve të viktimës është gjetur rreth 40 metra larg vendit ku ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë që djali, i cili fillimisht ka qenë me shenja jete në momentin që kanë mbërritur bluzat e bardha është gjetur i zhveshur dhe pa rroba për shkak të djegieve që ka shkaktuar ky shpërthim. Ndërkohë që pjesa tjetër e personave të dëmtuar janë punëtorë të kapanoneve ngjitur…

Blendi Fevziu: Po deputeti ku është ndodhur aty?

Merin Maçi: Deputeti Bujar Çela ka qenë në pjesën e përparme pasi një pjesë e kapanonit kishte përfunduar. Ai ka qenë në një perimetër që nuk i ka shpëtuar dëmtimeve për shkak dhe të shpërndarjes së pjesëve metalike. Nga ajo që kam mësuar, më është bërë me dije se punimet në këtë magazinë do të zgjasin dhe për pak ditë dhe më pas gjithçka do të përfundonte.

Shpërthimi ndodhi në një kantier ndërtimi me konstruksion metalik të deputetit të PS Bujar Çela, ku shpërtheu një bombol me oksigjen gjatë ngritjes me vinç, duke lënë të vdekur vinçierin dhe djalin e tij.

Të plagosur mbetën 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti Çela i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB