Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 furgona dhe 1 trajler

Si pasojë e aksidentit të shumëfishtë kanë mbetur të plagosur dy persona

E.K
Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 furgona dhe 1
Aksidenti ne elbasan

ELBASAN- Aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pajovë të Elbasanit, në aksin kombëtar Peqin-Elbasan.

Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler, janë përplasur me njëri-tjetrin. 

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar, dhe është dashur ndërhyrja e policisë për devijimin e trafikut.

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 furgona dhe 1Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 furgona dhe 1Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 furgona dhe 1Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 furgona dhe 1

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB