Aktualitet

Atentati ndaj Renis Fejzollit, arrestohet shoku i tij. Shkak i plagosjet borxhi 1 mijë euro

Në kërkim për plagosjen e Fejzollit mbeten ende dy persona

E.K
Atentati ndaj Renis Fejzollit, arrestohet shoku i tij. Shkak i plagosjet borxhi
Renis Fejzolli

GREQI- Marios Tralo, 20-vjeç, me origjinë nga qyteti i Durrësit është vënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Renis Fejzollit në Athinë. Ndaj të riut rëndonin akuza për dy vepra penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Fillimisht autoritetet greke kishin dyshime se ai po fshihej në Angli, ku kishte udhëtuar përmes Shqipërisë, mirëpo arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pikërisht në Athinë.

Si ndodhi atentati

Në orët e para të mëngjesit të 2 Shkurtit, nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34-vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Pas hetimeve të policisë rezultoi se personi i plagosur i kishte një borxh prej 1 mijë eurosh autorit, dhe se ata ishin shok së bashku. Mes tyre kishte një telefonatë të tensionuar para plagosjes dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij.

Bashkë më Tralon ne automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugen “Iraklideon 69” në Athinë motorrin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis por deri tani ka vënë në pranga vetëm të parin. Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB