
TIRANË-Një deklaratë e regjisorit Bujar Kapexhiut është bërë virale në rrjet. I ftuar në ‘Top Albania Radio’, Kapexhiu ka ofenduar gratë dhe vajzat, ku u shpreh se nuk ka asnjë femër që shkruan humor, dhe se të gjitha barcaletat apo skenat që bëjnë audiencat për të qeshur prodhohen nga meshkujt.
"Humori është privilegj i të mençurve, pra i burrave!,-ishte deklarata, e cila solli reagime të shumta.
Por sa e vërtetë është deklarata, të cilës regjisori i qëndroi edhe pas një telefonate të zhvilluar me ZËRI-n, ku nuk shprehu pendesë? Le të shohim një listë me disa nga emrat e grave dhe vajzave, të cilat kanë shkruar komeditë më të njohura dhe ndër të parat në botë.
LISTA:
Trina Robbins, shkrimtare, artise dhe redaktore, gruaja e cila shkruajti librin e parë komik.
Kelly Sue DeConnick, një shkrimtare dhe redaktore e librave komikë.
Marjane Satrapi, një regjisore franceze-iraniane dhe autore e librave për fëmijë.
Ann "Anie" Nocenti, një gazetare , regjisore , mësuese, shkrimtare dhe redaktore e librave komik amerikan.
Rumiko Takahashi është një artiste japoneze manga. Me një karrierë të disa veprave të suksesshme komerciale, duke filluar me Urusei Yatsura në 1978, ajo është një nga artistet manga më të njohura dhe më të pasura të Japonisë. Veprat e saj janë të njohura në mbarë botën, ku ato janë përkthyer në një sërë gjuhësh, me mbi 200 milionë kopje.
Patricia Breccia, aktore humori, vajza e artistit të famshëm komik Alberto Breccia dhe motra e Enrique Breccia.
Gwendolyn Willow Wilson (lindur më 31 gusht 1982) është një shkrimtare komike amerikane.
Moto Hagio konsiderohet artistja më domethënëse në demografinë dhe ndër artistët më me ndikim të të gjitha kohërave.
Lynda Barry aktore humori, e njohur për emisionin e saj javor komik 'Ernie Pook's Comeek'.
Purita Campos humoritse dhe piktore spanjolle.
Rachel Axler ka shkruar "Hoë I Met Your Mother"; Kristen Wiig shkruan çdo javë për "SNL"; Jen Statsky ka shkruar "The Good Place"; dhe legjenda Marta Kauffman, e cila ka krijuar (bashkë me të tjerë) serialin më të ndjekur në botë që shihet edhe pse kanë kaluar 30 vite që nga premiera, "Friends".