Aktualitet

E rëndë në Lipjan, konflikti përfundon me vrasje

Dy personat e plagosur pësuan lëndime të rënda trupore, por njëri prej tyre, Zani, nuk mundi t’i përballojë dhe ndërroi jetë.

M.M
E rëndë në Lipjan, konflikti përfundon me vrasje
Foto ilustruese

KOSOVË- Një incident i rëndë është regjistuar sot, 7 gusht, në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person është vrarë pas një sulmi me mjet prerës dhe ka ndërruar jetë. Një tjetër person është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftohet se dy të dyshuarit e arrestuar për këtë rast janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi. Sipas burimeve të gazetës, ngjarjes i ka paraprirë një përleshje fizike mes palëve, pas së cilës është përdorur mjeti prerës.

Dy personat e plagosur pësuan lëndime të rënda trupore, por njëri prej tyre, Zani, nuk mundi t’i përballojë dhe ndërroi jetë. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor i Qëndrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Magure.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë që raportoi se rreth orës 13:00 ka marrë informacion për një vrasje në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia është drejtuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”/ ZËRI

Poll

MOS HUMB