Aktualitet

15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti nderohen në Durrës

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit”, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në qytetin e Durrësit.

F.m

 

15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti
Ceremonia

 

DURRËS- Efektivët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, të cilët janë shpallur dhe “Dëshmorë të atdheut”, janë nderuar 15 vite pas ekzekutimit të tyre.

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit”, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në qytetin e Durrësit.

15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti
Ceremonia

Në nderim të 4 të rënëve u përurua një memorial dhe me propozim të Bashkisë së Durrësit, Këshilli Bashkiak vendosi emërtimin e kësaj rruge “Dëshmorët e Policisë”. Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe kolegë të të rënëve dhe punonjës të Policisë së Shtetit, por Ministri i Brendshëm i sapoemëruar, Ervin Hoxha, nuk ishte prezent.

15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti
Ceremonia

Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009 nga Dritan Dajti, gjatë një aksioni për arrestimin e tij.

15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti
Ceremonia

Nga ana tjetër, Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ndërsa, Gjykata e Lartë riktheu dënimin me burg përjetë Dritan Dajtin.

15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti
Ceremonia
15 vite pas vrasjes së tyre, efektivët e ekzekutuar nga Dritan Dajti
Ceremonia
Poll

MOS HUMB