Aktualitet

Letra tronditëse e zyshë Ina Kasimatit, shefja e Onkologjikut: E ka shkruar nga presioni i sëmundjes, thashetheme…

Shefja e Onkologjikut: Letrën mund ta ketë shkruar në presionin e sëmundjes!

E.K

Letra tronditëse e zyshë Ina Kasimatit, shefja e Onkologjikut: E ka

TIRANË- Skandali me trajtimin e pacientëve në spitalin Onkologjik në Tiranë, ka qenë e temë e diskutimeve gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Shëndetësisë, ku fillimisht ishte e pranishme ministrja Albana Koçiu, dhe më pas shefja e Spitalit Onkologjik, Silvana Çeliku. Kjo e fundit u përpoq që ta normalizonte mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik, duke thënë se janë ndër medikamentet më të kushtueshme.

Sipas Çelikut, struktura që ajo drejton, merr pothuajse gjysmën e fondeve të QSUT, edhe për shkak të rritjes së ndjeshme që kanë pësuar rastet me kancer në dhjetëvjeçarin e fundit. Gjatë përballjes me deputetët, kryesisht ata të opozitës, Çeliku u pyet nga deputetja Albana Vokshi, dhe për shqetësimet e ngritura përmes një letre nga mësuesja e ndjerë Ina Kasimati, e cila u përball për disa vite me sëmundjen e pashërueshme. Çeliku u shpreh se nuk e njihte nga afër mësuesen që ndërroi jetë, ndërsa tha se letrën në fjalë, ku shprehte problematikat në Onkologjik, mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.

Çeliku shtoi më tej se mësuesja e ndjerë, mund të jetë ndikuar nga thashethemet, dhe për këtë ka shkuar që të trajtohet në një spital jashtë vendit.

Debati në Komision

Vokshi: Mësuesja Ina Kasimati, iu dha vetëm një medikament, iku jashtë... A ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë.

Çeliku: Unë nuk e njoh zonjë, por më ka ardhur shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija. Ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?  

Vokshi: S‘kam zgjedhur ndonjë pavion privat.

Çeliku: E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale.

Por zysha Kasimati në fakt, në letrën e saj, nuk ishte bazuar në asnjë thashethem, pasi siç edhe ajo vetë shpjegonte, i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Onkologjik, por nuk i ishte dhënë trajtimi i nevojshëm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB