
GREQI- Gjykata në Greqi ka lënë të lirë Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, pasi u arrestuan disa ditë më parë, për akuzën e pakujdesisë, për shkak se kishin lënë në makinë djalin e tyre, që vuante nga spektri i autizmit. I riu gjeti vdekjen si pasojë e temperaturave shumë të larta të këtyre javëve në Greqi.
Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou.
Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.
Sipas burimeve temperatura ka qenë shumë e lartë, dhe 23-vjeçari Skerdi Elezi ka qëndruar brenda makinës për të paktën tre orë.
Sapo kanë zbritur, prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku thjesht u konfirmua vdekja e tij, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes nga të nxehtit./ZËRI