
KURBIN- Policia ka vënë në pranga drejtorin e IMT-së në Kurbin, për shkak se ka lejuar ndërtime pa leje në zonën e Patokut.
Përveç drejtorit që është vënë në pranga, të gjithë inspektorët janë pezulluar nga detyra.
Shkak për këtë janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat.
Ka qenë prokuroria e Lezhës ajo që ka ndërmarrë hetime për rolin e funksionarëve të IMT-së, yë cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Prokuroria ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie dhe për Flor Gjinit, ish-drejtorin e IMT-së në Lëzhë, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të postës.
Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati, ndërkohë që priten edhe masa të tjera. /ZËRI