Aktualitet

I biri feston ditëlindjen, ditë paqeje për çiftin Meta-Kryemadhi, pozojnë krah njëri-tjetrit

Me këtë të fundit duket se ka bërë paqe, pas përplasjeve që të dy kanë pasur para zgjedhjeve të të shtunës për kryesinë e re të Partisë së Lirisë. 

k.m.
I biri feston ditëlindjen, ditë paqeje për çiftin
Familja Meta

TIRANË- Besari, i biri i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, feston sot ditëlindjen. Pikërisht kjo festë duket se ka ribashkuar familjen, pasi vetë Meta ka publikuar një foto me të birin dhe me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Me këtë të fundit duket se ka bërë paqe, pas përplasjeve që të dy kanë pasur para zgjedhjeve të të shtunës për kryesinë e re të Partisë së Lirisë. 

Por duket se dinamikat brenda partisë, kanë vendosur të mos i sjellin në familje.

I biri feston ditëlindjen, ditë paqeje për çiftin
Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Besari

“Edhe pranvera të reja për Besarin! Gjithmonë i dashur, i thjeshtë dhe pozitiv. I uroj shëndet, lumturi, dashuri dhe suksese,”- shkruan Meta.

Ndoshta për një foto por duket se presidenti i PL-së është kthyer në banesën e tij, pasi aludimeve se prej kohësh jetonte në një hotel në zonën e Liqenit të Thatë. Ndoshta pas zgjedhjeve, çifti i ka sheshuar keqkuptimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB