Aktualitet

U dënua me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap dosjen e Paplekajt

Po ashtu do të kërkohet informacion lidhur me hetimet që po kryhen për identifikimin e personave të tjerë qe qëlluan në vendngjarje. 

a.l
U dënua me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka marrë parasysh disa nga kërkesat e Arbër Paplekaj, ish-efektivi i Gardës i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.  Apeli ka vendosur të marrë informacion në lidhje me dy personat, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si dhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Po ashtu do të kërkohet informacion lidhur me hetimet që po kryhen për identifikimin e personave të tjerë qe qëlluan në vendngjarje. 

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./ZËRI

Poll

MOS HUMB